Rrjeti i ushqimeve të shpejta tha se do të mbyllë përkohësisht të gjitha (850) restorantet e tij në Rusi, në një kohë që bota vazhdon t’i përgjigjet pushtimit të Ukrainës nga Moska. Megjithatë, McDonald’s tha se do të vazhdojë të paguajë 62,000 punonjësit e saj në Rusi “të cilët kanë dhënë zemrën dhe shpirtin e tyre në markën tonë McDonald’s”.

Shefi i McDonald’s, Chris Kempckinski tha:

“Vlerat tona nënkuptojnë se ne nuk mund të injorojmë vuajtjet e panevojshme njerëzore që shpalosen në Ukrainë.”

Ai shtoi se është e pamundur të dihet se kur do të rihapen restorantet në Rusi.

Hapat e ndërmarra nga McDonald’s ndjekin atë të markave të tjera duke përfshirë Apple, Samsung, Zara dhe marka të tjera prestigjioze./tvklan.al