
“McGonigal”, PD depozitën kërkesë të dytë për mocion me debat me Ramën
15:01 03/02/2023
19 deputetë të Partisë Demokratike kanë depozituar për herë të dytë kërkesë për mocion me debat në Parlament me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal”.
Në letrën e deputetëve të PD kërkohet që mocioni me debat të mos ketë limit kohor duke i dhënë mundësinë çdo deputeti të shprehet.
PD kërkon që kryetarja e Kuvendit të mbledhë menjëherë pas dorëzimit të kësaj kërkese, Konferencën e Kryetarëve, për të përfshirë në seancën më të afërt mocionin me debat për çështjen e mësipërme.
/tvklan.al


