Kryeministri Edi Rama ndodhet me të rinjtë në Lezhë, ku ka prezantuar skuadrën e re për Shqipërinë në BE 2030. Rama gjatë fjalës së tij para të rinjve u shpreh se kryetema e zgjedhjeve të 11 Majit është Shqipëria në BE.

Kreu i qeverisë iu bëri thirrje të rinjve që të angazhohen masivisht për të punuar për Shqipërinë në Bashkimin Europian, teksa ai shton se përfituesit më të mëdhenj nga kjo gjë do të jenë të rinjtë.

“Mendoj se patjetër deri më 11 Maj do të jetë shumë shpesh rasti që deputetët, që janë këtu do të flasin për gjithçka që ne kemi bërë qoftë në rang vendi, qoftë në rang qarku, të bashkisë Lezhë apo bashkisë së Kurbinit. Në Mirditë kemi bërë goxha punë, por ju e dini që drejtimi i bashkisë nuk është i yni dhe do të jetë mundësia për çfarë do bëjmë akoma

Sot unë dua të fokusohem tek ajo që për mua është kryetema e 11 Majit, që është Shqipëria në BE. Jo rastësisht, për hir të së vërtetë në këtë vigjilje apo nxehje të fushatës elektorale ne kemi zgjedhur të bëjmë takime më të rinjtë, sepse përfituesit më të mëdhenj të Shqipërisë në BE do jeni ju dhe gjenerata juaj dhe për këtë arsye unë besoj që ju që jeni këtu bashkë me të tjerët duhet të angazhoheni fuqimisht që në 11 Maj masivisht votuesit e rinj të mbështesin negociatat e Shqipërisë në BE.

Lezha ka pasur gjithmonë një profil disi të çuditshëm në raport me qytete të tjera periferike që ka qenë shumë e lidhur me letërsinë, poezinë e librin dhe nuk është e rastit që edhe bibilioteka e Lezhës është një institucion si pakkush ndoshta si më i miri jashtë Tiranës dhe nuk është e rastit që këtu ka shumë aktivitete të lidhur ma librin. Në Lezhë nxënësit lexojnë në mënyrë të posaçme shumë”, shprehet Rama.

/tvklan.al