Trokasin netët e yjeve

Netët e yjeve trokasin. Duke nisur nga 10 Gushti për disa ditë, mund të shijojmë qiellin magjik të yjeve që bien, që njihen ndryshe edhe si lotët e Shën Lorenzit. Por për këtë vit parashikohet që maksimumi i meteoriteve të jetë natën e 12 Gushtit, ku mund të shihen rreth 100-200 në orë.

Kjo periudhë e vitit, përkon me kalimin e tokës në orbitën e një komete të vjetër, Swift Tuttle, nga e cila rrjedhin edhe fragmentet që shkëputen duke dhënë spektakël në netët e muajit më të nxehtë të vitit.

Yjet e Gushtit në gjuhe shkencore quhen Perseide, pasi duket sikur shkëputën nga yjësia e Perseut, pavarësisht se janë thjeshtë mbetje të lëna pas nga kometa.

Astrofilët theksojnë se magjia e qiellit do të vijojë deri në 24 Gusht, por me intensitet shumë më të ulët. Pra është koha për të shijuar yjet që shkëputen, e pse jo, për të shprehur dëshira!

Klan Plus