Dendias dhe Çavushoglu takohen në Athinë

Takimi i Athinës mes kryediplomatëve të Greqisë dhe Turqisë ishte shumë herë më i qetë se ai i muajit të kaluar në Ankara që u shoqërua edhe me tensione gjatë konferencës për shtyp.

Madje në konferencën për shtyp të kësaj të Hëne në Athinë, Nikos Dendias dhe Mevlut Çavushollu thanë se kishin rënë dakord të nisnin punën për zbutur mosmarrëveshjet mes dy vendeve.

Lajmi më i rëndësishëm që doli nga kjo konferencë ishte se më 14 Qershor, kryeministri grek Qirjakos Micotaqis dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdoan do të zhvillojnë një takim dypalësh, gjatë vizitës së tyre në Bruskel për të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Nuk përjashtohet mundësia që temë diskutimi të jenë edhe mosmarrëveshjet për zonat ekskluzive ekonomike në Mesdheun Lindor, kufijtë detarë në Egje dhe çështja e Qipros.

Në takimin e kësaj të Hëne, marrëveshja më e rëndësishme e arritur mes dy kryediplomatëve ishte ajo për njohjen reciproke të vaksinave, që lejon shtetasit e vaksinuar të dy vendeve të lëvizin lirisht mes dy vendeve. Të Dielën, Çavushollu shkaktoi reagime në mediat greke pasi gjatë vizitës në rajonin grek të Trakisë, banorët myslimanë i quajti si pakicë turke, që nga shteti grek nuk njihet si e tillë.

Tv KLan