Një 27-vjeçar shqiptar është kapur me një sasi të madhe kokaine në Itali. Mediat vendase bëjnë me dije se  operacioni u zhvilluar në Via Bra në afërsi të Milanos.

pranga ka rënë 27-vjeçari me iniciale F.D., dhe arrestimi i tij u bë teksa po hipte në një makinë dhe tentoi të largohej.

27-vjeçari u tregua shumë nervoz kur policët i kërkuar atij që të ndalonte për një kontroll. Pas kontrollit paraprak në makina efektivët i gjet një sasi parash rreth 19,200 Euro.

Por më tej efektivët shkuan dhe në banesën e shqiptarit ku zhvilluan një sasi të madhe parash rreth 280 mijë Euro.

Kërkimi vijoi edhe më tej pas informacione që kishin se 27-vjeçari mund të fshihte dhe drogë. Kontrolli vijoi dhe u zbulua se E.D. kishte fshehur rreth 30 kilogram kokainë, e cila nëse do të hidhej në treg kapte vlerën e 2.5 milionë Eurove.

Tashmë shqiptari është arrestuar dhe ndodhet në burg në pritje të vendimit të gjykatës./tvklan.al