Një 47-vjeçar në Krujë është arrestuar nga policia pas informacioneve të marra në rrugë operative, se i dyshuari kishte tendenca për kultivimin e bimëve narkotike.

Uniformat blu shkuan për kontroll në banesën e Mikel Dodës dhe i zbuluan 2 pushkë pa leje dhe 16 fishekë. Po kështu, në oborrin e banesës së tij të vjetër u gjetën të kultivuara disa fidanë kanabis.

Mikel Doda u arrestua në flagrancë për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike.

Ndërsa, policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe 48-vjeçarin me iniciale M.N. për moskallëzim krimi, pasi dyshohet se ka patur dijeni për kultivimin e kanabisit nga ana e Dodës. /tvklan.al