Një qytetar iu drejtua Shoqatës Kombëtare të ish-të Burgosurve dhe të Persekutuarve Politikë të Shqipërisë, për një dëshmi që do ta përdorë për azil politik jashtë vendit.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” solli me zë dhe figurë sesi bëhet tregti me dëshmitë e ish-të përndjekurve politikë.

Qytetari – Ça bëre si je?  Unë desha me marr diçka, një shkresë si i përndjekur.

Roja i shoqatës

Vërtetim?

Qytetari – Po! Për azil.

Roja i shoqatës –

S’e ato s’jepen ashtu, vetëm kush ka status. Ta japin ato. Kanë një kuotë për dy-tre vjet, që paguan kuotat e atyre. A kupton? Vetëm nga shoqata mund ta marrësh.

Qytetari – S’bëhet fjalë me ndonjë të njohur të na nderojë, të na i bëj si nder?

Roja i shoqatës

Ore unë punoj ktu, jam i dënum vetë.

Qytetari – Njeh ndonjë shoqatë kshu?

Roja i shoqatës –

Janë ato, po tani s’i ke ato. Janë këtu, te “1 Maji” rrinë ato.

Qytetari – “1 Maji”.

Roja i shoqatës –

Ee…, është një Ylli, Ylli. Iku tani me gjithë atë sekretaren.

Me një fjalë, si ta duash, e ciklos me të dhënat me një fjalë.

Qytetari – Thjesht ta bëjë ai sa më efikase, që unë të përfitoj atë që dua, se dua të marr azil.

Roja i shoqatës – 

Po të kuptoj, kuptoj.

Hajde nesër në mëngjes këtu.

Qytetari – Ça ore?

Roja i shoqatës –

Në orën 9:00.

Ditën tjetër:

Roja i shoqatës –

Çkemi, ça bën?

Qytetari – Si të kam.

Roja i shoqatës –

Fola një çikë me atë, çikë me atë… çunin.

Qytetari – Hëë…

Roja i shoqatës –

Ky thotë e bëjmë, po janë ato kuotat që ç’paguajnë se s’bën… do shkojë ca lekë ajo.

Qytetari – Sa lekë?

Roja i shoqatës –

Te 200 mijë lekshi.

Si të quajnë ty?

Qytetari –  xxxxx.

Roja i shoqatës

xxxx. Po mbiemri?

Qytetari – xxxxx.

Roja i shoqatës

Emri i babës?

Qytetari – xxxxx.

Pas negociatave fillimisht me rojen, qytetari pagoi 200 mijë lekë të vjetra dhe arriti të marrë dëshminë nga funksionari i shoqatës, Agron Talo.

Ky i fundit tha se paratë do t’i ndajë me persona të tjerë dhe se dokumente të tilla ka lëshuar për në Kanada, Australi, Francë etj.

Agron Talo –

Si kalove?

Mbaje, mbaje!

Qytetari – Apo qenkan dy, të njëjtat.

Agron Talo –

E njëjta, e njëjta është, po e ke dy kopje.

Agron Talo –

S’e di për Amerikë, këtë kemi dhënë për Kanada, për Australi, për në Francë, këto lloj dokumentesh kemi dhënë.

Qytetari – Vetëm këto?

Agron Talo

Vetëm kaq!

Qytetari – Këtë porosinë ta lej ty apo…?

Agron Talo –

Po, po, porosinë po, porosinë! Porosia do shkojë andej-andej, do ndahet porosia. Nuk i numëroj unë, i numërove?

Qytetari- Jo, jo! Kaloji, kaloji të lutem! Rrofsh! Të falenderoj shumë!

Agron Talo –

S’ka gjë fare, po të ashtu..,ndonjë gjë…

Qytetari – Do të them për çdo gjë tjetër që mund të më duhet.

Qytetari – Të falenderoj!

Agron Talo –

S’ka gjë! Ma kalofsh mirë! Telefonin e ke, si qysh tek, ndonjë ashtu.

Moderatorët e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj u shprehën se në çdo institucion nevojiten para për të marrë një vërtetim, certifikatë etj

./tvklan.al