Më 21 Mars, në orën 12:30 në Gjykatën e Krimeve të Rënda do të zhvillohet seanca paraprake për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar nga prokuroria për trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal.

Në këtë seancë, gjykatësja Miliana Muça do të vendosë nëse do të kalojë dosjen për gjykim, ashtu siç ka kërkuar prokuroria, do t’ia kthejë prokurorisë për veprime të tjera hetimor, apo do të pushojë çështjen siç kërkon ish-Ministri, i cili mohon akuzat e ngritura.

Pak ditë më parë prokuroria përfundoi hetimet për këtë dosje, pas më shumë se 16 muajsh hetim.

Tv Klan