Vendi shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme

Më 22 Gusht do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për shpërbërjen e saj dhe vendi përfundimisht do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kadri Veseli- Kryetar i Parlamentit të Kosovës: E vetmja zgjidhje kur ka dilema apo situata çfarëdo qofshin ato janë qytetarët e Kosovës, janë zgjedhjet.

Por para këtij vendimi që partitë politike janë pajtuar që të votojnë marrëveshjen ndërkombëtare IPA.

Avdullah Hoti- Kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së: Gjithashtu u dakorduam që para kësaj të votohet marrëveshja ndërkombëtare IPA që i sjell Kosovës 100 milion Euro.

Ndërsa zvarritja e seancës për datën 22 gusht është arsyetuar me kërkesën që e ka bërë BE-ja për më shumë kohë për përgatitjen e misionit vëzhgues.

Bilall Sherifi- Nisma për Kosovën: Kemi nevojë që këto zgjedhje të vëzhgohen nga misioni ndërkombëtar prandaj vendosëm për këtë datë të shpërndarjes.

Vendimin e kryesisë e ka përshëndetur edhe kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, ndërsa presidenti pas datës 22 Gusht ka afat 30-45 ditë që të caktojë datën e zgjedhjeve.

Tv Klan