Më 28 janar Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë marrëveshjen me Pfizer për dozat e vaksinës anti-COVID.

Deri tani, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza vaksine me Pfizer. 10 mijë prej tyre do të vijnë në javën e tretë të janarit dhe pjesa tjetër në muajin shkurt.

Këtë javë ka nisur vaksinimi për mjekët dhe infermierët e spitaleve COVID, falë 975 dozave të dhuruara nga një shtet i Bashkimit Evropian.

Tv Klan