Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se më 29 Mars do të jetë në Kretë të Greqisë. Ai do të zhvillojë një takim me shqiptarët në zonën e Hanias.
“Me shqiptarët e Greqisë dhe të botës me vete, fitorja për Shqipërinë 2030 do të jetë e thellë”, shkruan Rama.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin e mbyllur “Kladissos” në orën 18:00 të 29 Marsit. Kreu i qeverisë ndër të tjera komenton edhe numrin që i ra në fletën e votimit.
“Njëri: I ra 1-shi Kënetës, kurse juve ju ra 5-sa! Unë: Normal, 5 me 1”, shkruan ai./tvklan.al