Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia në Itali, pasi është kapur me 40 kilogram drogë në makinë. Mediat në vend bëjnë me dije se shqiptari kishte hyrë në mënyrë të jashtëligjshme në Itali.

Kundër tij kishte nisur një hetim më herët dhe pas kapjes me drogë, ai duhet të vuajë një dënim 2 vjet dhe 8 muaj burgim.

Hetimet kundër tij kanë nisur që në mes të vitit 2019, kohë kur u ndalua gjatë një operacioni italo-shqiptar për trafikim ndërkombëtar droge.

Nga ajo kohë ai ishte në arrest në shtëpi, por tashmë do qëndrojë në burg. 23-vjeçari u kap një natë më parë me 40 kilogram drogë në makinë dhe kishte tentuar që t’i shpëtonte policisë duke plagosur dhe një efektiv./tvklan.al