Foltorja e radhës e ish-Kryeministrit Sali Berisha do të jetë me shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ky takim do të zhvillohet të dielën e 5 Dhjetorit, në orën 12:00 me orën lokale.

“Ftojmë të gjithë demokratët shqiptarë nga Shtetet New Yersey, New York, Pennsylvania, Connecticut etj, në Marriott Hotel, 138 New Pehle Ave, Saddle Brrok, New Jersey 07663, USA”, thuhet në postimin e ish-Kryeministrit./tvklan.al