Seanca e parë në rastin e rigjykimit për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç do të mbahet më 5 Shkurt në orën 9:30. Këtë e ka konfirmuar për mediat serbe avokati Predrag Miljkoviç.

“Sot, unë mora një thirrje nga gjykatësi Valon Kurtaj për seancën e parë në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, që do të thotë se gjykata pranoi kërkesën tonë. Kjo është seanca e parë në të cilën të pandehurit do të deklarohen rreth fajësisë,” tha avokati që përfaqëson Nedeljko Spasojeviçin.

Edhe pas tre viteve të plota, rasti i Oliver Ivanoviçit që u vra para zyrës së partisë së tij Iniciativa Qytetare “SDP”, nuk është sqaruar, vrasësit dhe autorët e saj ende nuk dihen./klankosova