“Më 9 Qershor bota më ndryshoi përgjithmonë, nuk mund të fle në paqe…”

“Më 9 Qershor bota më ndryshoi përgjithmonë, nuk mund të fle në paqe…”

18:46 30/05/2019

Shtatë të rinj janë shpallur fajtorë për vrasjen e një shqiptari në Londër. Edmond Jonuzi, 35 vjeç, humbi jetën gjatë një sulmi me thikë më 9 Qershor të 2018-s në afërsi të stacionit të metrosë Turnpike Lake. Ai njihej gjithashtu me emrin Edmond Preçi. I riu ishte sëbashku me vëllain, Eraldi Preçi, i cili gjatë sulmit pësoi dëmtime të rënda në kafkë.

Gjykata vendosi të martën se Bilal Mumin, 20 vjeç, është fajtor për vrasjen e 35-vjeçarit. Ndërkohë, gjashtë të rinj të tjerë janë shpallur fajtorë për dhunë.  Ata janë Saydomar Mohammed, 21 vjeç; Tenzin Massiah, 23 vjeç; Abdul Mohamed, 22 vjeç; Ismail Mohammed, 21 vjeç; Eldar Iliazi, 21 vjeç dhe Rayan Saleh.

[caption id="attachment_480582" align="aligncenter" width="852"]Bilal Mumin[/caption]

Policia është shprehur se të rinjtë përpara vrasjes së Jonuzit e kishin shpenzuar ditën përreth zonës Common Duckett-s duke pirë, duke u zënë dhe duke u përfshirë në sjellje anti-sociale. Ata e njihnin njëri tjetrin dhe ishin të përfshirë në trafik droge. Gjykata dëgjoi të martën se ata ndiheshin “Zotat” e zonës.

[caption id="attachment_480585" align="aligncenter" width="878"]Saydomar Mohamed, Eldar Iliazi, Rayan Saleh, Abdul Mohamed, Ismail Mohamed dhe Tenzin Massiah[/caption]

Ndërkohë 35-vjeçari Edmond Jonuzi dhe vëllai i tij Eraldi mësohet se ishin kërcënuar nga një anëtar pasi po ktheheshin nga një darkë me kushërinjtë e tyre. Pas kësaj nisi një sherr i fuqishëm, ku u përfshinë të gjithë anëtarët e bandës dhe dy shqiptarët. Për shkak të sulmit Jonuzi humbi jetën pasi pësoi 19 plagë në trup dhe një të çarë në zemër.

Mamaja e tij, Dava Preçi, e kishte të pamundur të shkonte në Britani për seancat gjyqësore, por sipas BBC ka reaguar me një deklaratë.

“Më 9 Qershor bota më ndryshoi përgjithmonë, e më la të thyer dhe bosh përbrenda. Më ka mbetur të imagjinoj imazhet e dhunës dhe dhimbjes që djemtë e mi kaluan. Nuk mund të fle në paqe”, është shprehur ajo.

Mediat britanike shkruajnë se data për dhënien e dënimeve për fajtorët do të vendoset në ditët në vijim./abcnews.al
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori