Policia e Kavajës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili dyshohej se lëvizte me armë dhe me lëndë narkotike më vete. Mësohet se i arrestuari është 27-vjeçari me Françesko Moçi, 27 vjeç, banues në Kavajë. 

Sipas autoriteteve mësohet se i riu është arrestuar në lagjen nr. 1 Kavajë, në momentin që ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip “BMW”.

Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis.  

Tashmë Moçi do të përballet në gjykatë me akuzat për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./tvklan.al