Geg Gjini, 22 vjeç banues në Stojan-Ulëz i njohur si problematik në marrëdhëniet familjare është arrestuar nga policia e Matit.

Kjo nuk ishte hera e parë që i riu shoqërohej në komisariat. Këtë herë ai është arrestuar, pasi i është gjetur një armë zjarri automatik dhe 27 fishekë.

Arrestimi i tij u bë, pasi qytetarët kishin bërë denoncim në polici se Gjini mbante armë pa leje.

Për të parandaluar ndonjë ngjarje të rëndë në familje, Policia e Matit ka organizuar punën duke ushtruar kontroll në banesën e tij, ku ka gjetur të fshehur në një magazinë një armë zjarri automatik me 27 fishekë. Arma e zjarrit sëbashku me municionin është sekuestruar në cilësinë e provës materiale .

/tvklan.al