Me armë drejt Italisë, arrestohet shoferi i autobusit dhe pasagjeri

Me armë drejt Italisë, arrestohet shoferi i autobusit dhe pasagjeri

11:27 11/08/2019

Një rast i trafikimit të armëve dhe municioneve është goditur nga polica e kufitare e Portit të Durrësit. Në pranga kanë rënë shoferi i autobusit A.F. 30 vjeç dhe një pasagjer me inicialet R.H. 23 vjeç si dhe janë sekuestruar 50 fishekë luftarake.

Arrestimi i tyre u bë mbrëmjen e së shtunës gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në autobusin tip Sptinter e drejtuar nga 30-vjeçari që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës – Bari. 

Në bagazhet e një pasagjeri u  gjetën dhe sekuestruan një karikator automatiku i mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT