Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Beratit pasi mbante armë pa leje në banesë. I arrestuari është Mikel Bushi. I riu nga fshati Kutalli fshihte në banesë një armë zjarri automatik, një krehër dhe shtatë fishekë.

Por gjatë veprimeve hetimore paraprake, ka rezultuar se 38-vjeçari është autor i dyshuar i vjedhjes së një karburanti. Kjo ngjarje ka ndodhur për 22 Prill të këtij viti, ku mendohet se Bushi ka grabitur një sasi parash.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme./tvklan.al