Policia e Beratit ka arrestuar një 37-vjeçar, të cilit i është gjetur armë automatik dhe fishekë.

Në një njoftim për mediat blutë e Beratit bëjnë me dije se “bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Kleandro Korçari, 37 vjeç, banues në Uznovë, Berat gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe 43 fishekë”.

Korçari është vënë në pranga dhe tashmë akuzohet për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

 Nga ana tjetër mësohet se hetimet për këtë çështje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./tvklan.al