Një 51-vjeçar në Durrës është arrestuar nga policia pasi iu gjet në banesë një armë zjarri pa leje dhe municion luftarak.

Uniformat blu kishin marrë informacion në rrugë operative se 51-vjeçari me iniciale D.R. posedonte armë në banesë në lagjen Nr.16.

Gjatë kontrollit, atij iu gjet dhe sekuestrua një automatik, 4 krehëra me fishekë dhe 70 fishekë. 51-vjeçari u arrestua në flagrancë për armëmbajtje pa leje, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit. /tvklan.al