Tre të rinj kanë përfunduar në pranga pasi u kapën me armë zjarri në një sallë baste sportive.

Enduel Bajraktari 29 vjeç, Mirjan Ndoj 27 vjeç dhe Marisjen Gjoka 20 vjeç, të tre banues në Vau i Dejës, u arrestuan këtë të martë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e llotos në të njëjtin qytet, u kapën me një armë zjarri automatik model 56 dhe dy pistoleta tip TT.

Bajraktarit iu gjetën dhe iu sekuestruan edhe 500 gramë lëndë e narkotike Cannabis Sativa gjatë kontrollit në shtëpi.

Tre të rinjtë tashmë do të përballen në gjykatë me akuzat për “prodhim dhe shitje e narkotikëve” e “mbajte pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’./tvklan.al