Dy persona janë arrestuar në Velipojë dhe në Vaun e Dejës për armëmbajtje pa leje. Një adoleshent 19-vjeçar me iniciale K.F. në Velipojë që udhëtonte me një makinë tip Benz u ndalua nga policia dhe kundërshtoi uniformat blu.

Ai u arrestua menjëherë dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi një automatik model 56 dhe një karikator me fishekë.

Kurse në Vaun e Dejës, në një tokë pranë banesës së qytetarit me iniciale Gj.H. u gjet dhe u sekuestrua një automatik. Poseduesi u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje. /tvklan.al