Një 19-vjeçar është vënë në prangat e Polcisë së Shkodrës, pasi është kapur duke qarkulluar me një armë në makinë.

Policia sqaron se është arrestuar Sinan Gjorretaj, i cili ishte duke udhëtuar në një makinë që drejtohet nga F. M., i cili nuk kishte leje drejtimi.

Arma, tip automatik, është gjetur poshtë sediljes ku ishte ulur Gjorretaj, dhe pas verifikimeve rezuloi se i përkiste atij.

Ndërkohë janë proceduar dhe F. M., 17 vjeç, për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Moskallëzim krimi”, si dhe vëllezërit  G. K., 19 vjeç e G. K., 15 vjeç, pasagjerë në mjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”./tvklan.al