Kim Kardashian shtang sërish mbi 300 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Shfaqet duke bërë palestër në mënyrë krejt të pazakontë, me bikinit e markës së saj Skims me nuanca të përafërta me ngjyrën e trupit dhe me çizme të gjata deri sipër gjunjëve.

Këtë video e shfrytëzon edhe si mënyrë për të shfaqur linjat e saj perfekte trupore, që i ka arritur përmes ushtrimeve intensive në palestrën e saj luksoze, ku ka humbur disa kilogramë gjatë këtij viti.

Mediat rozë hedhin dyshime se këtë shfaqje në Instagram, ajo e ka dhënë edhe për të bërë xheloz ish-bashkëshortin e saj Kanye West. 41-vjeçares nuk i janë shuar ndjenjat për babain e 4 fëmijëve të saj dhe këtë e vërtetoi edhe me ndarjen pas 9 muajsh lidhje, nga Pete Davidson.

Ajo nuk e pranoi ofertën e tij për të jetuar bashkë, duke nisur nga kjo verë dhe për të pasur një fëmijë me të.

Tv Klan