“Më çmendet! Jam me fëmijë, mo burrë.” Policia shoqëron me dhunë qytetarin që po merrte krep poshtë pallatit



“Më çmendet! Jam me fëmijë, mo burrë.” Policia shoqëron me dhunë qytetarin që po merrte krep poshtë pallatit

21:11 28/05/2020

Biznesi kërcënohet me gjobë për thyerje të karantinës

Roland Dhimogjini ka një biznes kreperi pranë sheshit Wilson në Tiranë. Ai tregon, se në datën 12 Maj, rreth orës 21:00, kanë mësyrë forcat e Komisariatit Numër 2, pasi ne trotuar ishte një qytetar që banonte në të njëjtin pallat me kreperinë e që po priste të merrte një porosi.

Qytetari është shoqëruar me forcë në polici, ndërsa administratori i biznesit është kërcënuar me gjobë për thyerje të karantinës, por pa asnjë akt me shkrim.

“Stop” transmeton pamjet e asaj nate, ku dëgjohet qytetari që thotë se ka djalin vetëm e ka zbritur thjesht për t’i marrë një krep.

Nga ana tjetër dëgjohet edhe Rolandi, që këmbëngul se qytetari është jashtë lokalit dhe ai punon vetëm në shërbimin delivery.

Punonjësi i Policisë: Atëherë unë do të plotësoj një procesverbal. Arsyeja, unë ju gjeta në shkelje duke shitur. Ke të drejtën të shkosh të ankohesh. Unë do të vazhdoj procedurat e mia. Unë ju vë gjoba personave.

Qytetari i shoqëruar: Jam me fëmijë mo…

Punonjësi i policisë: Qetësohu, qetësohu!

Qytetari i shoqëruar: Jam me fëmijë…

Punonjësi i policisë: Po mirë mo ç’rëndësi ka? Ça po të bëjmë?

Punonjësi i policisë: Më çmendet! Jam me fëmijë, mo burrë.

Punonjësi: Te makina!

Qytetari i shoqëruar: Kam fëmijën vetëm.

Punonjësi i policisë: Vazhdo te makina!

E çojnë për ne komisariat

Denoncuesi: Duhet ta mbyll?

Punonjësi: Jo ti do vazhdosh delivery, me numrin e telefonit!

Denoncuesi: Ai çuni ka shtëpinë në kat të dytë, nuk mund t’ia çoj unë, të paguaj lekët edhe tha po vij ta marr…

Punonjësi: Nuk lejohet.

Denoncuesi: Nuk erdhi brenda në subjekt zotëri, ishte përjashta, subjekti është i mbyllur.

Qytetarja: Si e kanë marrë?

Denoncuesi: E morën me dhunë moj, ja këtë bën policia e shtetit.

Në Komisariatin Numër2na u tha, se masën për biznesin e vendos komisioni me në krye shefin e komisariatit dhe qytetari mund të mbrohet atje.

Në fund komisioni vendosi mosgjobitjen e biznesit, duke marrë në konsideratë pamjet filmike.

Për sa i përket qytetarit të shoqëruar, ky shoqërim zgjati vetëm një orë dhe ai u la të kthehej në banesën e tij. /tvklan.al



Të ngjashme