Një fans i Taylor Swift ka nxjerrë në shitje lentet e tij të kontaktit për 10 mijë Dollarë. Lente kontakti që “kanë parë turneun ‘Era’ të Taylor Swift”,  përshkruhet në faqen ku është postuar artikulli.

Sipas tij, lentet ‘kanë parë’ artisten duke performuar hitet e  saj “Anti-Hero”, “Style” apo “Shake It Off” dhe janë listuar si “të përdorura”, por në “gjendje të shkëlqyer”.

Fotot tregojnë lentet që ndodhen në pëllëmbën e dorës që blerësit e mundshëm të mund t’i shohin paraprakisht.

Përdoruesit e Twitter si dhe admiruesit e Swift kanë reaguar duke e quajtur si diçka argëtuese, ndërsa nuk kanë munguar etiketimet si “çmenduri”, “budallallëk” dhe “e turpshme”./tvklan.al