Emisioni “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Divjakë, pasi familjarët e një 37-vjeçari me aftësi ndryshe, pretendojnë se ky i fundit është abuzuar seksualisht nga një 48-vjeçar, fshatar i zonës, afër një kanali vaditës në fshatin Biçukas. Familjarët dhe vetë viktima e abuzimit të pretenduar shprehen se 37-vjeçari është hedhur brenda në kanalin që kishte marrë flakë.

Për fat, 37-vjeçari i djegur rëndë u shpëtua nga një fshatar i zonës, por gjymtyrët e tij janë karbonizuar.

Dëshmitari: Ishim në shtëpi dhe na merr ky kryeplaku i fshatit, se e ka shtëpinë mu në kodër. Çohu tha, se ka marrë kanali afër misrit tat zjarr. Vajta atje unë, ndalova, afrohem aty afër, shoh unë zjarri kishte ik…ky veç, kur del nga kanali këndej, del dhe më bie mua përpara këmbëve…Kush je, re? Nuk kthente përgjigje …E mora pastaj shoku, e futa në makinë, e çova atje në Divjakë. Ishte djegur keq për Zotin, po thuaj shyqyr që qëllova unë aty, e mora.

Pas më shumë se 20 ditësh, kanali është pastruar nga komuna dhe gjurmët se çfarë ndodhi pasditen e 2 shtatorit, janë zhdukur.

Vëllai i viktimës: Ja këtu ka qenë vendi i ngjarjes.

Gazetari: Ishte shumë zjarr ëëë…,mori i gjithë kanali.

Punonjësi i pastrimit: Po mori, iku zjarri deri tek ura, derisa e fiku zjarrfikësja…

Vëllai i viktimës: O vëlla! E di, se në çfarë gjendje ka qenë këtu?! Po të dalësh matanë urës, e kupton, se çfarë gjendje ka qenë. E di, si është kjo, tani kanë ngelur vetëm ato thërrimet, se ka qenë katastrofë. E di, pse u zbulua kjo ngjarje, që shpëtoi vëllai? Kryeplaku, shikoje misrin, dhe një fshatar, kishte misrin këtu dhe i tha hajde, se po të digjet misri.

Policia e Divjakës fillimisht e regjistroi ngjarjen e 3 shtatorit 2024 si një zjarrvënie, por një ditë më pas dolën pretendimet e tjera.

Dëshmitarë të ndryshëm u kanë thënë familjarëve të të abuzuarit, se ky i fundit kishte qenë në shoqërinë e një bujku 48-vjeçar të zonës.

Dëshmitari: Atë ditë kam qenë unë këtu, kur e ka marrë ai shoku (48-vjeçari). Sokoli po rrinte këtu me mua, ishte ulur në karrige, aq ndenji dhe iku me atë. I thashë mos ik, rri këtu.

Të dy janë takuar në një lokal ku kanë konsumuar alkool dhe më pas kanë dalë veç e veç për t’u takuar në cep të fillimit të autostradës, prej nga kanë ikur të dy me motorr drejt Lushnjes. Sipas dëshmisë së 37-vjeçarit, ata kanë shkuar afër kanalit, ku bashkëfshatari ka kryer marrëdhënie seksuale me të riun e më pas e ka shtyrë brenda kanalit të Bicukës që ishte në flakë.

Gazetari: Sa kohë kishe, që e njihje 48-vjeçarin?

Viktima: Dy muaj s’i pati mbush, dy muaj…

Gazetari: Si u takuat?

Viktima: Aty në lokal, hajde të të jap një gotë raki, se ka prurë peshk kanali dhe vajta unë në Biçukas…

Gazetari: Po çfarë muhabeti të bënte atje(tek lokali) ai?

Viktima: Do vish të kapim peshk më thonte, vetëm kaq.

Gazetari: Po nga lokali, pse dolët veç e veç juve?

Viktima: Po ashtu tha ai, ikim veç e veç, që mos na ashtu, se na njohin robt tha…

Gazetari: Kush doli i pari nga lokali?

Viktima: Unë!

Gazetari: Edhe ku vajte?

Viktima: Dola një çikë më para, pastaj doli ai, doli ai, më mori dhe ika…

Gazetari: Ku vajtët?

Viktima: Në fillim fare ne ikëm në Lushnje. Kur u kthyem pastaj nga Lushnja, më çoi tek kanali.

Gazetari: E mban mend atë farmacinë, që bletë helme bujqësore?

Viktima: Po, e mbaj.

Gazetari: Si e kishte emrin?

Viktima: Nuk e di mend emrin, por si banesë e mbaj.

Gazetari: Brenda në Lushnjë është ajo? Në qytet?

Viktima: Brenda në Lushnjë.

Gazetari: Po pastaj?

Viktima: Morën helmin dhe më çoi tek kanali, vetëm ne të dy hymë aty.

Gazetari: Ndaluat gjëkundi rrugës ju?

Viktima: Vetëm te një lokal poshtë, që na dha një teke raki.

Gazetari: Po kishte zjarr në kohën kur hytë tek kanali?

Viktima: Po, kishte!

Gazetari: Po si hytë ju në zjarr atje?!

Viktima: Na futi, hajde, se nuk të djeg, tha…do hyjmë më tutje. Ai kastile më çoi atje, për të kry punë…

Gazetari: Po ta tha para ai, që…?

Viktima: Po, ma tha, do ta bëjmë, tha.

Gazetari: Kur ta tha këtë?

Viktima: Kur po vinim këtej nga kanali, kemi qenë vetë të dy, vumë vetë ne, aty më heq b**kët me zor mua ai, më shtriu në tokë dhe ma tjeri…

Gazetari: Sa keni ndenjur tek kanali?

Viktima: Ne kemi ndenjur, s’kemi ndenjur dy minuta.

Gazetari: Çfarë mban mend ti atë ditë?

Viktima: Kaq mbaj mend! Vetëm, kur u dogja pastaj, më dha të shtyme me shkelm te zjarri, se më shtyti mu, këtu, më gjuajti me shkelm këtu.

Gazetari: Po si u ngjite lart nga kanali në zjarr?

Viktima: U ngjita këmbadoras, barkas, kap bar me dorë, kap bar me dorë, deri sa u ngjita rrugës. U ngrita në këmbë, më pa ai i zoti i tokës, kur bija unë bam, bam..,O qenka djegur, tha ai, hajde ta çojmë në Divjakë./tvklan.al