Ajo është një nga zërat më të spikatur të skenës muzikore, si edhe një nga këngëtaret më të dashura të publikut. Së fundmi ka ardhur me disa këngë të reja për publikun shqiptar, me bashkëpunime me këngëtarë si Ylli Baka apo Remzije Osmani, këngë të cilat publiku i ka mirëpritur.

Sot Era Rusi ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të promovuar këngën e saj më të re “Më dhemb dashnia”, për të cilën tha se është ndër të preferuarat e saj.

https://youtu.be/6ft5Dp-4_1g?t=3m28s

“Më dhemb dashnia” është një këngë me muzikë dhe tekst të Anxhela Peristerit. Ishte një ide që lindi në studio, sepse nuk e kishim diskutuar. Në fakt ne kishim diskutuar për një bashkëpunim, por u gjendëm një natë në studio dhe aty lindi çdo gjë. Doli diçka e lezeçme dhe thamë përse të mos e finalizojmë. Klipi është realizuar në Bunec dhe në të treja klipet e fundit unë jam munduar të reklamoj vendin tonë të bukur. Por kjo është një nga këngët e mia të preferua

ra”, tha këngëtarja.

/tvklan.al