Marjona Metohu është një nga këngëtaret e cila është pëlqyer shumë që në fillimet e saj, prej pak muajsh ajo është  duke përjetuar një nga ndjesitë më të bukura që mund të ketë një grua, ajo është bërë nëna e Matiasit.

E ftuar në emisonin “Rudina” në Tv Klan , Marjona Metohu ka ndarë për publikun përjetimet e para të këtij ndryshimi në jetën e saj, por jo vetëm kaq, ajo e ka ëmbëlsuar studion duke marrë me vete për herë të parë në një emision bebushin e saj.  

Ajo ka zbuluar se në fakt kjo është hera e dytë që Matiasi vjen te “Rudina”, sipas saj ai edhe herën e parë ka qenë 5 muajsh, por në barkun e mamit, pasi Marjona ka qenë e ftuar në kohën kur ishte shtatzënë  dhe në një iontervistë ku zbuloi emrin e vogëlushit të saj.    

“Matriasi për pak ditë bën 5 muaj. Kur kemi ardhur në studio herën e parë ka qenë 5 muaj te barku i mamit”, tha Marjona Metohu.

E pyetur nga Rudina se si ka ndryshuar jeta e saj këto 5 muaj të parë ajo ka treguar se ka shumë lodhje, por që Matiasi i jep shumë dashuri.

“Si fillim mund të them  se më ka ndryshuar jeta  totalisht në çdo aspekt të mundshëm. Ka shumë lodhje, përkushtim, por ka edhe shumë dashuri. Është i buzëqeshur me të gjithë. Në fillim ishte shumë i lidhur pas meje, ndërsa tani i buzëqesh dhe rri me të gjithë”, tha këngëtarja.

Gjithashtu ajo ka treguar se si e ka përjetuar lindjen e djalit, ku është shprehur se në operacion ka hyrë duke qarë nga frika, e ka dal duke qeshur nga lumturia.

“Mbaj mend se kisha shumë frikë atë moment madje aq shumë frikë sa thosha unë nuk lind pa hyr im shoq në sallën e operacionit,  më pa aq të vendosur mjeku anestezist, sa  tha “silljani burrin ku e ka, se  kjo  s’paska ndërmend të lindi sot”. Dhe unë kam hyrë duke qarë e dola duke qarë nga salla. Hyra duke qarë nga frika se nuk e dija çfarë më priste dhe dola duke qarë nga gëzimi sepse në momentin që kam parë Matiasin kam thënë vetëm sa i bukur që është dhe rrija vazhdimisht duke e parë. Lindi aq i pastër dhe lindi një  bebe  e madhe”, u shpreh Marjona Metohu./tvklan.al