Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E diela shqiptare” në Tv Klan, Qazimi ka kërkuar të takojë mësuesen e klasës së parë pas plot 54 vitesh.

Ai ka treguar se ka dashur që ta takojë, por nuk e ka pasur adresën e saktë.

Qazimi ka kujtuar një episod të së shkuarës duke rrëfyer momentin kur i kishte gjetur mësueses numrin e telefonit dhe kishte komunikuar me të pas shumë vitesh.

Qazimi: Nuk e kam takuar fare. Një ndjesi e brendshme më bënte të doja ta takoja. Tentoja ta gjeja, por kur nuk e di adresën njeriu është e vështirë.

Provokova në kuptimin e mirë të fjalës dhëndrin tim, të nesërmen ma gjeti numrin e telefonit të mësueses. Më doli bashkëshorti i saj, por unë dua të bisedoj me mësuesen dhe me shumë kënaqësi i fola mësueses, folëm gjatë, por ai karakteri dashamirës së saj, ajo çliron vetëm energji pozitive, është e mrekullueshme.

Kam tentuar që të shkoj për ta takuar në Korçë sepse është një moshë që duhet t’i shkoj unë që ta takoj, mirëpo kishte pengesa dhe nuk shkonte mbarë, për një arsye shumë të madhe sepse duhet të vija këtu./tvklan.al