Policia e Fierit ka vënë në pranga një 19-vjeçar. Mësohet se i riu është arrestuar pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Ndërkohë autoritetet sqarojnë se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të bashkëpunojnë me A. C..

Tashmë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”./tvklan.al