Policia Kufitare në Kukës ka vënë në pranga dy të rinj nga Prishtina. Autoritetet bëjnë me dije se  në kufi është kontrolluar një mjet tip “Audi”, me të cilin Adonis Vitija dhe Vullnet Berila. 

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e krahut të Adonis Vitija u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.  

Në përfundim të kontrollit, policia arrestoi të rinjtë që ishin në mjet Adonis Vitija, 23 vjeç, dhe Vullnet Berila, 22 vjeç, banues në Prishtinë.

Tashmë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”./tvklan.al