Me drogë në makinë dhe identitet të rremë, prangoset 31-vjeçari shqiptar



Me drogë në makinë dhe identitet të rremë, prangoset 31-vjeçari shqiptar

23:58 21/12/2020

Një 31-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në Itali. Gjatë një kontrolli të policisë vendase atij i është gjetur një sasi droge që e kishte gati për ta shitur, po ashtu mësohet se lëvizte me dokumente të falsifikuara.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka rënë në pranga pasditen e djeshme, teksa efektivët e policisë po zhvillonin kontrolle rutinë në rrugë.

Ai ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij dhe policët e ndaluan për kontroll, pasi shihnin se ai po bënte veprime të dyshimta teksa po i afrohej postbllokut.

31-vjeçari u tregoi policëve dokumente të falsifikuara, pasi me vete kishte një pasaportë bullgare. Pas një kontrolli të plotë në makinë, u zbulua se poshtë ulëses së shoferit ai kishte fshehur një pako me kokainë.

Pas zbulimit të drogës, policët bënë arrestimin e shqiptarit dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe një shumë rreth 500 Euro dhe 2 telefona celularë./tvklan.al






Të ngjashme