Një 28-vjeçar me dy identitete është vënë në prangat e policisë në Fier. Autoritetet sqarojnë se i riu ka qenë duke lëvizur me makinën e tij por nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar.

Ai ka kundërshtuar punonjësit e policisë, por pas mbërritjes së forcave të posaçme “Shqiponja” është arrestuar.

Në pranga ka rënë Gledis Boriçi (T)., 28 vjeç, banues në Fier. Prangosja e tij është bërë në vendin e quajtur “Ish-globi”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte u gjetën dhe u sekuestruan 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa.  

Tashmë i riu do të përballet në gjykatë me tre akuza “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./tvklan.al