Një shqiptar, 46 vjeç është arrestuar nga policia në Itali. Ai ishte duke udhëtuar me mjetin e tij në një autastradë dhe u ndalua nga policët për një kontroll rutinë.

Menjëherë sapo efektivët i kërkuan atij dokumentacionin e makinës ai filloi që të bëhej nervoz dhe shtoi dyshimet se mund të fshihte diçka.

Të gjendur para kësaj situate policët vendosën që të kontrollonin makinën dhe shqiptarin, emrin e të cilin nuk e kanë bërë të ditur.

Brenda mjetit të tij u gjetën dy pako të mbuluara, të cilat ishin fshehur në sediljen e pasme, që më pas rezultuan se ishin të mbushura me drogë.

Policia njofton se në total 46-vjeçarit i janë sekuestruar 53 kilogramë marijuanë dhe tashmë ai është arrestuar dhe pret të gjykohet./tvklan.al