Sot tek emisioni Historia ime në “Tv Klan” është trajtuar historia e një gruaje e cila po rrit e vetme katër fëmijë të moshave 15 vjeç, 13 vjeç,11 vjeç dhe 4 vjeç. Ish-bashkëshorti prej dy vitesh nuk i takon fëmijet, madje nuk ju jep as pensionin ushqimor që i ka caktuar gjykata. Historia e kësaj gruaje 35-vjeçare është shëmbëlltyrë e historive të shumë nënave në vendin tonë të cilat pas divorcit përballen të vetme me rritjen e fëmijëve. Vendime gjykate të pazbatueshme sidomos në rastet kur ish-bashkëshortët punojnë në të zezë ose larg vendit. Gruaja ka kaluar një jetë të vështirë me dhunë dhe peripeci, vjen sot në studio për të rrëfyer se si vendosi të largohet nga dhunuesi dhe të gjejë forcën të përballet e vetme me jetën, të rrisë e vetme katër femije t’i arsimojë e të përkushtohet vetëm për ta.

Mirela Milori: Si e kujton martesën tënde?

35-vjeçarja: Jam martuar me mblesëri që në moshë 17-vjeçare, më pas shkuam në Greqi dhe jetuam 10 vite aty. Martesa ka qenë shumë e vështirë, kur shkuam në Greqi ishim pa punë, pa gjë dhe u kthyem prap në Tiranë.

Mirela Milori: Më fol pak për martesën.

https://youtu.be/-bVbk1D32bA

35-vjeçarja: Shumicën e kohës ka pasur dhunë dhe sherre.

Mirela Milori: Pse linde 4 fëmijë kur e pe se ishte i dhunshëm dhe nuk u ndave?

35-vjeçarja: Mendoja se do ndryshonte. E ndjeja si armik në shtëpi sepse më trajtonte shumë keq.

Mirela Milori: Si u binde ti që të ndaheshe?

35-vjeçarja: U binda se nuk mbante më. U bë shumë i egër, ishte pa punë, po qëndronim me qira. Ai nuk ishte dakort të ndaheshe dhe nuk e priste që do ja bëja kështu. /tvklan.al