Ky është momenti kur Sali Berisha ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar për protestën e 8 Janarit.

Ish-Kryeministri shfaqet me dy gishtat e ngritur lart në hyrje të organit të akuzës. Po ashtu, Berisha ka shkuar duke mbajtur maskën antiCovid.

Ish-kreu i qeverisë do të pyetet nga Prokuroria në lidhje me protestën e 8 Janarit.

Pas tij, ditën e sotme do të pyetet edhe deputeti Flamur Noka. Të premten është parashikuar që të dëshmojnë Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi si persona që kanë dijeni për ngjarjen./tvklan.al

Sali Berisha në hyrje të Prokurorisë