Amfitetari i kryeqytetit mori pamjen më të bukur se çdo herë tjetër mbrëmjen e së dielës. Në të parakaluan 50 vajzat më të bukura të 50 vendeve të ndryshme të botës. “The Miss Globe 2018” u realizua nën drejtimin e producentit dhe regjisorit Petri Bozo. Kurorën e më të bukurës e mori Miss Kina, Yo Yizhou e cila ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu emocionet e kurorëzimit si më e bukura e globit.

https://youtu.be/3SGM8TuJNQ8?t=3m8s

“Jam shumë e emocionuar dhe kurrë nuk kam për ta harruar këtë moment. Më pëlqeu skena dhe vajzat e tjera që u bënë shoqet e mia. Do ta mbaj mend këtë moment përgjithmonë. Më pëlqeu shumë Shqipëria, stili i jetesës. Më pëlqeu Tirana, njerëzit këtu janë shumë miqësorë dhe duke buzëqeshur. Ishte hera ime e parë në Shqipëri, nuk e kisha vizituar dhe nuk kisha dëgjuar më parë për të”

, tha Yo Yizhou.

Ndërkohë producenti dhe regjisori Petri Bozo shtoi se këtë vit “Miss Globe” solli një atmosferë shumë të mirë në vendin tonë. Ai shtoi se ky event ka për qëllim që të promovojë vendin tonë.

“Turi i “Miss Globe” bëhet çdo vit, por ne përpiqemi të gjejmë gjithnjë një formulë ndryshe për të zgjeruar gamën e promocionit që i bëjmë vendit tonë. Këtë vit e kishim programin më të reduktuar sepse duhet t’i linim radhën eventeve të tjera të ngjashme që realizohen. Në ndryshim nga “Miss Shqipëria” që bëhet nëpër kala, “Miss Globe” jo detyrimisht mund të bëhet jashtë. “Miss Globe” solli një atmosferë shumë të mirë”,

tha Bozo.

/tvklan.al