“Më e keqja nuk ka ardhur ende”




“Më e keqja nuk ka ardhur ende”

12:48 08/03/2022

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zhvilloi këtë të martë një takim kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, Kallas përsëriti nevojën për mbështetje të përbashkët ndaj Ukrainës, një mesazh që është theksuar nga Perëndimi që nga fillimi i pushtimit.

Megjithatë ajo kishte një paralajmërimtë zymtë: “Duhet të përgatitemi për më të keqen. Më e keqja nuk ka ardhur ende”. Ajo bëri thirrje për izolim të Rusisë nga bota dhe tha se duhen kufizuar kriptovalutat në mënyrë që të mbyllen “boshllëqet” në sanksione.

“Ne do të vazhdojmë të gjejmë mjete të reja derisa makina e luftës së Putin të paralizohet“, tha Kallas.

Ndërsa Blinken shtoi se SHBA vazhdon të shpresojë për më të mirën, por është e përgatitur për më të keqen. Ai tha se numri i civilëve të vrarë dhe të plagosur vazhdon të rritet dhe se vijojnë raportimet për bombardime nga forcat ruse në korridoret humanitare.

Sekretari amerikan i Shtetit tha më tej se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët në NATO janë të përgatitur “për t’u përballur me çdo kërcënim që vjen në drejtimin tonë”./tvklan.al













Të ngjashme