Chrissy Teigen është shtatzënë dhe pritet që shumë shpejt të sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë.

Një burim për “People” u shpreh se 34-vjeçarja u habit kur zbuloi se ishte në pritje të ëmbël. Ajo qau shumë dhe ishte mjaft e emocionuar.

Teigen dhe bashkëshorti i saj John Legend janë shumë të lumtur për këtë fakt dhe këngëtari në një intervistë të dhënë u shpreh se ishte një surprizë e bukur karantine.

Përmes disa postimeve në Instastory, Teigen ka ndarë me fansat foto dhe video, ku në sy bie barku i saj i rrumbullakosur./tvklan.al