Me pretendimin se i ishte prishur makina dhe nuk kishte para të paguante karroatrecin, një 48-vjeçar nga Tropoja kishte vjedhur 6 pronarë të karroatrecëve.

Në pranga ka rënë Luigj Mrishaj, i cili u arrestua dje në flagrancë në qytetin e Durrësit teksa tentoi t’i vidhte 600 mijë Lekë të vjetra një 48-vjeçari me iniciale L.M., pronar i një karroatreci.

Policia ka zbardhur edhe skemën se si ky person mashtronte duke vjedhur. 48-vjeçari Luigj Mrishaj telefononte pronarët e karroatracave me pretendimin se i ishte prishur makina dhe më pas u kërkonte atyre para për të paguar servisin. Pasi iu merrte paratë, largohej me shpejtësi. Nga hetimet ka rezultuar se përveç rastit të djeshëm, ka kryer edhe 5 vjedhje me të njëjtën skemë.

Më datë 27.02.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 600 Euro, shtetasit E. Ç.;

Më datë 18.03.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 650 mijë Lekë të vjetra, shtetasit A. P.;

Më datë 18.04.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 800 Euro, shtetasit P. P.               

Më datë 18.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën 700 Euro, shtetasit A. G.;

Më datë 21.07.2021, me anë të mashtrimit i ka vjedhur shumën prej 500 Euro, shtetasit S. M.;

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Benz” që Luigj Mrishaj e përdorte për t’u larguar pasi merrte paratë e përfituara, të cilin e kishte braktisur në Sukth të Durrësit. /tvklan.al