Një 52-vjeçar nga Cërriku është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës. Idajet Hasani ka tentuar të kalojë kufirin drejt Greqisë, por pas kontrolleve në mjetin me të cilin apo po udhëtonte janë gjetur disa sende të jashtëligjshme.

Policia sqaron se në makinën e Hasanit janë gjetur 49 fishekë luftarak të kalibrit 9 milimetra në një çantë dore.

52-vjeçari është arrestuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municioneve”. Ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 49 fishekë dhe automjetin me të cilin po udhëtonte i arrestuari./tvklan.al