Ishte pikërisht një foto nga fëmijëria ajo që zbuloi një histori shumë të veçantë të Kristi Jankut në studion e “Rudina” në Tv Klan. Ajo është vajza e tretë në një familje plot me vajza. Babai i saj ka dashur shumë që të kishte një djalë, prandaj dhe folët e prera shkurt të Kristit kishin një qëllim.

Ajo tregon se ka qenë gjithmonë mes dy “jetëve paralele”, asaj të vajzës së ëmbël, të brishtë që i pëlqente shumë ngjyra rozë, dhe jetës tjetër e “djalit” me flokët e prera shkurt dhe krah të atit në çdo ndeshje futbolli.

“Unë si çun komplet. Kam një histori shumë interesante. Unë jam motra e tretë, fëmija i tretë i një shtëpie me goca dhe babi im ka dashur gjithmonë të kishte një çun. Kur ma kanë zgjedhur emrin, ma kanë vendosur motrat që sido që të dilja gocë apo çun, Krisit ishte një emër që u shkonte të dyjave. Unë kam qenë gjithmonë një vajzë me fustane, gjithmonë rozë dhe ndërkohë isha në ndeshjet e futbollit me babin dhe shokët e babit. Historikisht kam qenë me flokët e shkurtër dhe isha mes jetës si një vajzë dhe jetës si një djalë. Jeta e atij djalit që babi asnjëherë nuk e ka pasur”, tregon ajo./tvklan.al