Ditën e sotme nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipës feston ditëlindjen. Në këtë ditë kaq të veçantë për Anesa Lipën nuk kishte si të mungonte urimi i artistes.

Dua Lipa është kthyer pas në kohë teksa ka publikuar një kolazh fotosh me nënën e saj që në vitet e fëmijërisë dhe deri në ditët e sotme.

Përmes urimit për të shtrenjtën e saj, artistja ka zbuluar se nëna e saj, Anesa Lipa mbush 50 vjeç.

“Gëzuar 50-vjetorin e lindjes për nënën time të mrekullueshme. Mretëresha ime”, ka shkruar Dua Lipa krahas fotove./tvklan.al