Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Historia e Fundjavës” në Klan Plus. Xhaçka prej disa vitesh është pjesë e fundjavë ndryshe, por gjithmonë ka bërë bamirësi në heshtje për shkak se gjithmonë mban veshur ‘kostumin’ e politikanët.

Sot ministrja në “Historia e Fundjavës” ka treguar historinë e njohjes më Arbër Hajdarin dhe përfshirjen në ‘Fundjavë Ndryshe”.

Xhaçka u shpreh se Hajdari e kishte frymëzuar gjithmonë për ndihmën që u dhuronte njerzve, por të qenit nënë e kishte bërë atë pjesë të fushatave të bamirësisë kur ata që ndihmohen janë pikërisht fëmijët.

Unë Arbrin e kam ndjekur gjithmonë, më frymëzonte pa fund kurajoja, dëshira, pasioni për të bërë mirë dhe për të ftuar të tjerë në këtë mision kaq humanë, i të qenurit pranë njerëzve në nevojë. Unë jam dhe nënë e re dhe çdo gjë që ka të bëjë me fëmijët më prek veçanëqrisht.

Kur ka pas historia të tilla e kam telefonuar Arbrin dhe pa e njohur. Rasti i parë në fakt, kjo ka qenë njohja e parë dhe i kam thënë që të bëhesha pjesë e rrjetit tënd. Më ka thënë ‘je shumë e mirë, por duke qenë se je politikane nuk do dalim asnjëherë dhe të bëjmë video’”., u shpreh Xhaçka.

Po e mbaj mend, e mbaj”, ndërhyrë Arbër Hajdari. Më tej Xhaçka ka vijuar rrëfimin e saj dhe ka përgëzuar Arbrin për të gjithë punën e tij./tvklan.al