Protesta e Partisë Demokratike nuk ka ngelur vetëm brenda një kornize ku qytetarët mbajnë një banderole në dore dhe mblidhen në shesh.
Këtë herë të rinjtë kanë vendosur të protestojnë edhe duke përdorur simbole të ndryshme, për t’i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të largohet. “A
ta kanë marrë nga një fshesë të gjatë për të simbolizuar se Shqipëria e ka jetike të pastrohet nga krimi”,
thuhet në një deklaratë të PD
.
Siç tregohet edhe në banderolat që ata mbajnë, krimi, bashkë me Edi Ramën po e mbajnë larg vendin nga Bashkimi Europian, thuhet në banderola.
Gjithashtu një tjetër formë e protestës është dhe një instalacion si kurorë mbretërore për kryeministrin Edi Rama, të cilin opozita e konsideron si “mbretin e kanabisit”.
Por edhe instalacioni me të burgosur është vendosur në bulevardin përpara Kryeministrisë./
tvklan.al