Familja mbretërore e Britanisë mund të ketë rregullat e saj strikte dhe një protokoll për të ndjekur, por anëtarët e saj kanë secili një talent të veçantë. Mbretëresha është fotografe, Princat mund të xhonglojnë, ndërsa për anëtarët e tjerë mësojini në artikullin e mëposhtëm.

Princat William dhe Harry janë xhonglerë

Në videon e Meghan Markle për 40-vjetorin e saj, Prince Harry ndodhej në oborr dhe nga dritarja mund të shihej ndërsa xhonglonte. Princi William e tregoi të njëjtin talent gjatë një turi në Irlandë në Janar 2020, madje shtoi edhe një top të katërt.

Mbretëreshë Elizabeth – fotografe dhe mekanike

Kate Middleton mbahet si anëtarja mbretërore që shkrep foto fantastike, por Mbretëresha Elizabeth është gjithashtu një fotografe e pasionuar. Jo vetëm kaq, në vitin 1940 ajo ishte pjesë e Shërbimit Territorial të Ndihmës së Femrave, ku mësoi edhe si të rregullonte makina.

Kate Middleton është një lundërtare

Përtej elegancës, Kate Middleton është e aftë në sporte. Ajo luan tenis, ka ngjitur Malin e Bardhë me babanë e saj dhe është një lundërtare e talentuar. Në vitin 2019, ajo organizoi një garë bamirësie kundër Princit William që nuk mundi ta fitonte dhe mori një lugë gjigande druri. Ky lloj trofeu i jepet kapitenit skuadra e të cilit del i fundit. Një tjetër pasion i Dukeshës është rritja e bletëve.

Meghan Markle është një kaligrafe e zonja

Dukesha e Sussex është kaligrafe – arti i të shkruarit bukur duke dizenjuar shkronjat. Ajo gjithashtu ka punuar me lidhjen e librave dhe mbështjelljen e dhuratave përpara se të merrte rolin e saj si aktore në serialin “Suits”.

Të vegjlit nuk mbeten pas

Princi George është i dhënë pas baletit, i cili është edhe pjesë e kurrikulumit të tij në shkollë. Princesha Charlotte flet spanjisht që e ka mësuar nga dadoja e saj, e cila është nga Spanja.

Princi Charles luan në violinçel

Princi Charles luan disa instrumente,por violinçeli i ka siguruar një vend në Orkestrën e Kolegjit të Trinitetit./tvklan.al