Një i ri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe pritet të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ai është një 25-vjeçar me iniciale Ç. B., i cili u plagos rëndë si pasojë e një aksidenti me motoçikletë, të ndodhur në qytetin e Pukës.

Ngjarja, sipas policisë, ndodhi rreth orës 17:30 në vendin e quajtur “Ura e Karatit” tek kthesa e rezervuarit. Nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti, për zbardhjen e tij po punon një grup hetimor.

/tvklan.al